-
GRUPI K·AIE
Në kuadër të edicionit të parë të Ditëve të Hapura të Laboratorit 2026, grupi K•AIE kanë punuar një produkt që lehtëson ripërdorimin e qeseve të mbicikluara. Përmes shfrytëzimit të makinerive dhe programit tonë kreativ, Erona Kelmendi, Ilda Muhović dhe Adnit Hoxha kanë realizuar një projekt që buron prej reflektimit mbi zakonet tona të përditshme, e sidomos mbi përdorimin e tepërt të qeseve plastike nëpër markete.
GRUPI SPIRAL
Në kuadër të edicionit të parë të Ditëve të Hapura të Laboratorit 2026, grupi SPIRAL, kanë shtyrë kufijtë e artit eksperimental dhe qëndrueshmërisë mjedisore. Përmes shfrytëzimit të hapësirës dhe teknologjisë sonë, Elira Musliu, Erijona Muji dhe Erblina Karaliti kanë konkretizuar një instalacion artistik ku mbeturinat plastike nuk shihen më si mbetje, por si elemente ndërtuese të një mesazhi të fuqishëm social.
THE FABRICATORS
“The Fabricators” prezantuan një projekt kreativ dhe entuziast që fokusohet në mbiciklimin e mbetjeve tekstile, duke i transformuar ato në një tangram ekologjik. Ky projekt i jep jetë të re materialeve tekstile që zakonisht hidhen, duke i kthyer ato në mjete loje dhe mësimi për fëmijët.
THE ECOPLAYERS
“The ECOPLAYERS” prezantuan një projekt kreativ që vjen në formën e një loje strategjike, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore në qytetin tonë. Loja trajton sfida reale mjedisore, duke i shndërruar ato në situata që nxisin mendim kritik, bashkëpunim dhe vendimmarrje të qëndrueshme.
SHEQERAT
Grupi “Sheqerat” ka prezantuar një instalacion që synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbetjet plastike të krijuara nga mjetet e kujdesit për diabetin. Projekti i tyre përfshinte ndërtimin e një skulpture në formë të trupit të njeriut, e mbushur me lapsa insuline plastikë të vendosur në pjesët specifike të trupit ku zakonisht injektohet insulina.
LORA VEGA
Qëllimi kryesor i projektit të Lorës është të identifikojë mjetet që mungojnë në shkollë dhe t’i prodhojë ato përmes një procesi të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit. Përdorimi i plastikës së ricikluar për krijimin e materialeve edukative shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së ndërgjegjësimit mjedisor dhe integrimit të qëndrueshmërisë në arsim.
GRUPI PAV
PAV ka nisur një projekt inovativ që përfshin prodhimin e filamentit për printerë 3D përmes ripërdorimit të shisheve plastike. Ky filament i mbicikluar u përdor për printimin e modeleve tredimensionale të molekulave kimike, të cilat shërbejnë si mjete edukative në shkolla.
ERZA & DRIERA
Erza dhe Driera dizajnuan lodra për fëmijët pacientë në repartin e Pediatrisë në QKUK. Lodrat u realizuan duke përdorur materiale të mbiciklueshme, me synimin për t’u sjellë gëzim fëmijëve dhe njëkohësisht për të promovuar përgjegjësinë ndaj mjedisit.
- Zgjedhja e një përzgjedhjeje rezulton në rifreskim të plotë të faqes.
- Shtypni butonin e hapësirës dhe më pas butonat e shigjetave për të bërë një përzgjedhje.