PUNËTORITË E MBICIKLIMIT

Aktivitete mujore me Thirrje të Hapura të dedikuara për të rinjtë e moshës 13-30 vjeç, të cilët janë kurioz të eksplorojnë praktikat e mbiciklimit dhe parimet zero-mbetje. Punëtoritë e Mbiciklimit sillen rreth ripërdorimit kreativ të materialeve të mbeturinave përmes teknikave të punimit dhe makinerive dixhitale të prodhimit, për të krijuar qasje inovative dhe linja të reja produktesh.

Programi i Punëtorisë përqendrohet gjerësisht në ofrimin e të rinjve me një set mjetesh praktike për të hartuar, zbatuar dhe menaxhuar iniciativa të drejtuara nga zgjidhjet që janë gjithëpërfshirëse për mjedisin dhe të realizueshme.

Punëtoritë e Mbiciklimit janë pjesë e shtyllës së Aktivizmit Kreativ në DYVÓ.

PUNËTORITË E KALUARA

  1. PUNËTORITË E MBICIKLIMIT 3: POSTERAT

    A e keni menduar ndonjëherë se si t’i shndërroni qeset plastike në postera mahnitës për ngjarje dhe fushata ndërgjegjësimi? Në Punëtorinë e tretë t...
  2. PUNËTORITË E MBICIKLIMIT 1: NGA QESET PLASTIKE NË KULETA

    Gjatë prillit 2025, seria e parë e Punëtorive të mbiciklimit të qeseve të plastikës, e organizuar nga DYVÓ, u përqendrua në eksplorimin e potencial...
  3. PUNËTORITË E MBICIKLIMIT 2: NGA QESET PLASTIKE NË QILIM

    Në punëtorinë e fundit të mbiciklimit, pjesëmarrësit u thelluan në procesin inovativ të transformimit të qeseve plastike në qilima të bukur. Kjo qa...
PUNËTORI PËR MBICIKLIMIT***DITË E HAPURA TË LABORATORIT***MARATONA E DIZAJNIT***BASHKËPUNIME DHE KOMUNITET***AKTIVIZËM KREATIV***EDUKIM***KËRKIM***DIZAJN***INOVACION***QËNDRUESHMËRI***PROTOTIPIM***BASHKËPUNIM***

ZËRAT

"Nga kjo punëtori kam marrë njohuri të shumta, por ajo që më bëri përshtypje më së shumti ishte që fuqinë për të bërë ndryshim e kemi ne në dorë."

- Elita, 14

"Puna me plastikë(qese) në fillim më dukej shume e pabesushme dhe e pazakont... Kjo eksperiencë më shtyu me mendu ndryshe për artin dhe mbeturinat."

- Ëmbla, 16

"Kjo punëtori më bën të bëj sa më shumë që mundem për t'i informuar të tjerët për ripërdorimin e materialeve duke i shtuar atyre vlera."

- Dion, 13

"Kjo punëtori më ka mësuar metoda të ripërdorimit të plastikës, mundësitë e pafundta të krijimit, si dhe me pa mbeturinën si dicka inspiruese."

- Blerina, 24