HAPËSIRA
Hapësira jonë (DYVÓLAB) është vendi ku dizajnerët, të rinjtë, krijuesit, aktivistët dhe institucionet bashkohen për të riimagjinuar mënyrën se si i menaxhojmë burimet, zgjidhim problemet dhe dizajnojmë për të ardhmen. Në DYVÓLAB, ne besojmë se sfidat mjedisore kërkojnë imagjinatë kolektive. Kjo është arsyeja pse e ndërtuam Hapësirën e Përbashkët Kreative dhe FabLabin e parë të Kosovës: për të prototipuar zgjidhje, për të fuqizuar komunitetet dhe për t'i kthyer mbeturinat në vlerë.
Ne ofrojmë shërbime hulumtuese në dizajn, arkitekturë, testim, prototipim dhe prodhim të produkteve të mbicikluara dhe me zero mbeturina. Platforma jonë është e hapur dhe e ekspozuar ndaj një game të gjerë temash dhe sfidash mjedisore të botës reale, duke u përqendruar posaçërisht në adresimin kreativ të ndotjes plastike.

OFROJMË
Hapësira jonë
- Zonë prodhimi me tavolina pune dhe mjete të përbashkëta;
- Stacione dizajni dixhital dhe softuerësh;
- Kënd mbiciklimi;
- Bibliotekë e vogël materialesh;
- Chill zone dhe vend takimi.
Makeritë tona
- Makinë prerëse me laser,
- Printer 3D dhe prodhues filamentesh,
- Makinë frezimi CNC,
- Makinë prerëse për vinil,
- Makinë prese me nxehtësi dhe makina mbiciklimi të plastikës;
- Vegla elektrike dhe pajisje bazë të punëtorisë.
HAPËSIRA E PËRBASHKËT KREATIVE***FABLAB***DIZAJN***KËRKIM***INOVACION***QËNDRUESHMËRI***PROTOTIPIM***BASHKËPUNIM***
DYVÓLAB me krenari është pjesë e rrjetit global FabLab, një komunitet mbarëbotëror i laboratorëve të hapur që ofrojnë qasje në mjetet dhe njohuritë e prodhimit dixhital. Kjo lidhje na vendos në një lëvizje në rritje të hapësirave që mbështesin inovacionin në nivel grassroots, dizajnin e qëndrueshëm dhe zgjidhjen e problemeve lokale.
NGJARJA E HAPJES SË DYVÓLAB