UPCYCLING WORKSHOPS: POSTERS

PUNËTORITË E MBICIKLIMIT: POSTERAT

Në muajin qershor të vitit 2026, patëm knaqësinë të organizojmë një ditë të veçantë kreative në kuadër të punëtorive të mbiciklimit, së bashku me pjesëmarrësit e organizatës Down Syndrome Kosova. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese, ku secili pjesëmarrës pati mundësinë të shprehë kreativitetin, imagjinatën dhe talentin e tij përmes artit dhe punës me materiale të mbiciklueshme.

Kjo përvojë jo vetëm që promovoi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe praktikave të qëndrueshme të mbiciklimit, por gjithashtu inkurajoi pjesëmarrësit të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të shprehin individualitetin e tyre përmes artit.

Punimet e realizuara do të zbukurojnë hapësirat dhe dhomat e pjesëmarrësve, duke sjellë gjallëri, ngjyra dhe motivim në përditshmërinë e tyre. Ato do të shërbejnë gjithashtu si një kujtesë e vazhdueshme se çdo objekt mund të ketë një përdorim të ri dhe se kujdesi për mjedisin fillon me veprime të vogla, por me ndikim të madh.

Falënderojmë organizatën Down Syndrome Kosova dhe të gjithë pjesëmarrësit për energjinë pozitive, entuziazmin dhe kreativitetin që sollën në këtë aktivitet. Momente të tilla na rikujtojnë rëndësinë e përfshirjes, bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive ku secili mund të shprehë potencialin e tij në mënyrë të lirë dhe kreative.