ERZA & DRIERA

Në kuadër të edicionit të parë të Ditëve të Hapura të Laboratorit 2025, një grup i përbërë nga Erzë Salihu dhe Driera Shala mori pjesë duke prezantuar një projekt shumë të veçantë me fokus të fortë social.

Në këtë iniciativë, Erza dhe Driera u angazhuan në krijimin e lodrave të dedikuara për fëmijët pacientë në repartin e Pediatrisë në QKUK. Lodrat u realizuan me përkushtim dhe kujdes të madh, duke përdorur materiale të riciklueshme si shishe dhe kapakë plastikë. Ky proces jo vetëm që u dha jetë të re materialeve të përdorura, por gjithashtu përcolli një mesazh të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e riciklimit.

Qëllimi i këtij projekti shkonte përtej argëtimit. Lodrat u dizajnuan për t’i ndihmuar fëmijët ta përballojnë më lehtë qëndrimin e tyre në spital, duke u ofruar momente gëzimi, rehatie dhe shpërqendrimi pozitiv. Përmes lojës dhe eksplorimit, ato synonin gjithashtu të stimulonin imagjinatën dhe të zhvillonin mendimin kritik te fëmijët, duke e bërë përvojën e tyre në spital më të lehtë dhe më të këndshme.
