GRUPI K·AIE

Në kuadër të edicionit të parë të Ditëve të Hapura të Laboratorit 2026, grupi K•AIE kanë punuar një produkt që lehtëson ripërdorimin e qeseve të mbicikluara. Përmes shfrytëzimit të makinerive dhe programit tonë kreativ, Erona Kelmendi, Ilda Muhović dhe Adnit Hoxha kanë realizuar një projekt që buron prej reflektimit mbi zakonet tona të përditshme, e sidomos mbi përdorimin e tepërt të qeseve plastike nëpër markete.

Projekti është finalizuar me një zgjidhje praktike dhe origjinale: krijimin e qeseve të ripërdorshme duke përdorur pëlhurën e çadrave të prishura që nuk shfrytëzohen më. Për ta shndërruar këtë material në një produkt funksional, pjesëmarrësit përdorën makinën për qepje, duke i dhënë formë dhe qëndrueshmëri qeseve të reja përmes teknikave të mbiciklimit të tekstilit. Këto qese janë dizajnuar në atë mënyrë që të mblidhen dhe të futen brenda një keychain-i (mbajtëse të çelësave), duke u bërë kështu një aksesor kompakt që mund të mbartet me vete çdo ditë.

Për realizimin e kësaj mbajtëseje, ekipi shfrytëzoi 3D printerin dhe programet për dizajnim tredimensional, duke krijuar një mbajtës estetik që lejon paketimin e lehtë të qeses. Ky proces tregon se si teknologjia moderne mund të ndihmojë në rritjen e funksionalitetit të produkteve të mbicikluara. Kjo vepër dëshmon se si mbeturinat mund të kthehen në një mjet të dobishëm, duke nxitur një jetesë më të qëndrueshme dhe duke ofruar një përgjigje konkrete ndaj ndotjes plastike përmes inovacionit dhe dizajnit të mençur.