DESIGN MARATHON 01 - Diskutimi i alternativave për vrasjen e Dizajnit me Ajhan Bajmakun

“Maratona e Dizajnit 01 – MBETURINË apo THESAR?” eksploroi alternativat e trajtimit të mbetjeve dhe mbeturinave, nëpërmjet proceseve inovative të dizajnit nga krijuesit e rinjë. Maratona ka për qëllim mendimin e metodave t’reja t’punës, si dhe lidhjen n’mes krijuesve të komunitetit lokal për me shkëmby dije, njohuri e kuptime.


07 - 08 shtator 2019, Prishtinë Ligjeratë Ajhan Bajmaku { %$(^& Dizajn. metoda, koncepti, skenari, transformimet }


Ajhan Bajmaku ka mbaruar studimet në Stamboll, përkatësisht në Universitetin Mimar Sinan në drejtimin e Dizajnit Industrial dhe ka doktoruar në departamentin e Enterierit. Ai është Dekan në kolegjin UBT drejtimi Dizajni i Integruar, si dhe ligjërues në lëndën e Kreativitetit, Enterierit dhe Estetikës së Hapësirës duke u bazuar në ndërtimin konceptual dhe mendimin kritik. Ai poashtu vepron në studion e dizajnit të quajtur "ArchiThink" me projekte të enterierit të realizuara në Kosovë, Zvicër, e Turqi.