RRETH NESH
1.AKTIVIZMI KREATIV
synon të pajisë rininë me aftësi për të projektuar (dizajnuar) dhe zbatuar nisma dhe produkte të qëndrueshme mjedisore. Programi rritë kapacitetin e të rinjve për të krijuar zgjidhje që përmirësojnë komunitetet lokale, mbështesin ekonominë qarkore dhe rrisin angazhimin qytetar.2.NDRYSHIM-SISTEMI
synon krijimin e një njohurie të thellë në politika dhe reforma të nevojshme për të luftuar ndotjen dhe mbeturinat plastike. Programi synon të sigurojë politikë bërësve, komuniteteve lokale dhe bizneseve njohuritë e nevojshme për të integruar politika dhe praktika miqësore ndaj mjedisit në veprimtaritë e tyre.3.LABORATORI
inkurajon një mjedis bashkëpunues, multikulturor dhe multidisciplinar për palët e interesuara, akademikët dhe profesionistët e industrisë për të adresuar sfidat reale të mjedisit. Përfshin një laborator kërkimi të hapur për projektimin, fabrikimin, testimin dhe prototipimin e produkteve.
Parimet tona
Empatia
Ne jemi të shtyrë nga ndjeshmëria, e cila mbështet punën, krijimet dhe aspiratat tona. Kjo cilësi na lejon të njohim dhe vlerësojmë praninë e të tjerëve, natyrës dhe qenieve të gjalla.
Eko-barazia
Eko-barazia mbështet barazinë midis njerëzve, natyrës dhe të gjitha qenieve të gjalla. Ky parim reflektohet edhe në punën tonë, krijimet dhe aspiratat tona.
Çka thu’, me vepru
Veprimet tona bëhen me vetëdije të plotë duke u bazuar në atë që dija i shërben veprës në të njejtën mënyrë sikurse vepra i shërben dijes. Secila vepër që kontribuon në mirëqenie, është vepër e vlefshme.
Urgjenca e veprimit
Pavarësisht se urgjenca globale mjedisore dhe klimatike është e pranishme për gati një shekull, nuk janë ndërmarrë veprime të mjaftueshme. E ardhmja përcaktohet nga ajo që bëjmë sot, dhe sot është e nesërmja e djeshit. Veprojmë taash. Menjëherë!