MARATHONA E DIZAJNIT 01 - Duke folur për Problem Zgjidhjen me Ilir Murselin

“Maratona e Dizajnit 01 – MBETURINË apo THESAR?” eksploroi alternativat e trajtimit të mbetjeve dhe mbeturinave, nëpërmjet proceseve inovative të dizajnit nga krijuesit e rinjë. Maratona ka për qëllim mendimin e metodave t’reja t’punës, si dhe lidhjen n’mes krijuesve të komunitetit lokal për me shkëmby dije, njohuri e kuptime.


07 - 08 shtator 2019, Prishtinë Ligjeratë Ilir Murseli { Mbi problematikёn e dizajnit, dizajni-dizajnimi; kuptimet, problemet, metodologjitё }


Ilir Murseli është inxhinier i diplomuar i arkitekturës. Nga viti 1992-1997 punoi dhe drejtoi shumë projekte ndërkombëtare në vende tё ndryshme tё Evropёs, Lindjes sё mesme, Azisё dhe Afrikёs me kompani të ndryshme projektuese dhe projekt menagjuese në ndërtim. Nga viti 1992-2001 ishte i angazhuar si asistent në Fakulltetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës në lëndët Projektuese. Ndërsa nga viti 2001-2007 Ligjëroi në Fakulltetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës në lëndën Analizë Arkitekturale. Ai gjithashtu në vitin 1997 themeloi bryon projektuese MA+P, e cila vazhdon të jetë aktive në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.