Polet Kreative / MARATONË DIZAJNI 02
“Polet kreative” [Creative Poles] është projekt i zhvilluar nga Vesa Stavileci dhe Albina Krasniqi përgjatë punëtorisë Maratona e Dizajnit 02 të mbajtur në shtator të vitit 2022 në Prishtinë.
“Polet kreative” rrjedh si qasje gjithëpërfshirëse e cila në thelb adreson sigurinë në hapësira publike nëpërmjet gërshetimit të vetëdijësimit dhe ri-përdorimit të mebturinave plastike për të ndëruar Pole apo Pika të sigurta në qytete.
“Polet kreative” janë konceptuar si hapësira të reja urbane të përbëra nga trupa dhe ekrane ndriquese me burim të ripërtrishëm të energjisë që përdoren edhe për lancimin e kampanjave vetëdijësuese. Konstrukcioni i mobilerisë shërben për ulje, si dhe përmban një SOS buton dhe karikues telefoni, biçiklete apo trotineti.
Gjithë konstrukcioni i kësaj mobilerie është paraparë të ndërtohet duke ripërdorur shishe të lëngjeve PET dhe kapak të shisheve HDPE.