Re-Kreative // MARATONË DIZAJNI 02
“Re-Kreative” [Re-Creative] është projekt i zhvilluar nga Arnisa Muja & Art Morina përgjatë punëtorisë Maratona e Dizajnit 02 të mbajtur në shtator të vitit 2022 në Prishtinë.
Ky intervenim merr për bazë ridefinimin e hapësirave publike rekreative si mundësi për përfshirje të aktiviteteve të ndryshme urbane nën një “çati”.
Projekti “Re-Kreative” ka studiuar mundësinë e krijimit të pavilionëve në zona urbane nëpërmjet përdorimit të formave organike dhe të konstruktuara nga shishet dhe kapakët e tyre. Këta pavilion ofrojnë një lloj çatije urbane për mbulimin e aktiviteteve të jetës qytetare si: hapësira për takim dhe çlodhje, për ekspozim, për lojëra, për hije dhe për strehim të qenëve endacak.
Një modul standard i këtij konstrukcioni mund të angazhoj në ndërtimin e tij rreth 3800 kapak HDPE dhe rreth 576 shishe PET të përdorura, përderisa Hapësrat urbane “Re-Kreative” do të përdorin më shumë se një modul në konstruktimin e tyre.