Mbijetesë me mbeturina / MARATONË DIZAJNI 02
Mbijetesë me mbeturina [Surviving of off Garbage] është projekt i zhvilluar nga Violeta Sejdiu & Lira Gjikolli punëtorisë Maratona e Dizajnit 02 të mbajtur në shtator të vitit 2022 në Prishtinë.
Duke implementuar metodat e dizajnit spekulativ, kjo ide është konceptuar që të luaj me imagjinatën njerëzore mbi mundësitë e një Apokalipsi - por duke dhënë zgjidhje konkrete për të adresuar mbijetesën në rast se përdoruesi do të ndodhej me të vërtetë në një situatë të tillë. “Mbijetesa nga mbeturinat” ka për qëllim krijimin e një “pakoje për mbijetesë” (survival kit) i cili në mbrendësi përmbanë tre vegla të thjeshta dhe një udhëzues se si të përdoren këto vegla për të mbijetuar në rast të katastrofave natyrore duke ripërdorur mbeturina plastike që janë të qas’shme për të gjithë, kurdo dhe kudo.
Mbeturinat plastike bazuar në qasjen kreative do të mund të përdoren në mënyra të thjeshta për të siguruar ushqim, filtrim të ujit apo edhe si mjet shpëtimtar në rast të përmbytjeve.