MAKROPLASTIKA

Plastika, si material, gjindet gjithandej duke na rrethuar gjatë tërë kohës. Ajo ka mundësuar të kemi në dispozicion llojllojshmëri produktesh duke bërë jetën tonë më efikase, megjithëse, vështirësia e saj nis me një mori të madhe të mbeturinave që kemi lënë prapa nesh si pasojë e këtij revolucioni industrial.

SI PRODHOHEN PLASTIKAT?

Mënyra se si ekstraktohet dhe prodhohet plastika ndez një cikël toksik të pakthyeshëm. Ekstraktimi është faza e parë ku kompanitë marrin qymyr, naftë bruto dhe gazin natyral nga toka me operacionet me miniera dhe shpimit në shkallë të gjerë. Kjo përmban edhe një teknike tepër të rrezikshme që quhet “fracking”. Duke gërmuar thellë në tokë ata e dëmtojnë dheun dhe tokën, si pasojë ky trajtim e bën bazën më të ndjeshme ndaj trazirave natyrore, rrëshkitjes së dheut dhe përmbytjeve me ujëra. Përveç kësaj, kompanitë e ekstraktimit zakonisht i hedhin gjithë gurët dhe dheun që e gërrmojnë afër shtigjeve të ujërave duke bllokuar rrjedhjen e ujit dhe duke shqetësuar ekosistemin. “Fracking” lë prapa një lagunë të lëngut që përmban materiale radioaktive, metale të rënda dhe toksina të ndryshme. Meqenëse ekstraktimi liron kimikate toksike edhe në ajër të cilat janë kancerogjene. Kjo mund t’iu ndikoj keq sidomos punëtorëve afër të cilët kanë kontakt direkt me të.

Me fazën e dytë vazhdon përsosja dhe plasaritja, ku impiantet e rafinerisë procesojnë lëndët djegëse fosile për të arritur komponentët kimik (etanin dhe propanin) i cili nevojitet për prodhim të plastikës. Teknika që quhet “plasaritje” pastaj i thyen molekulat komplekse që e përbëjnë etanin dhe propanin duke i kthyer në pjesë të vogla, të lehta dhe më funksionale të njohura si etilen dhe propilen. Kjo fazë është tepër e rrezikshme dhe poashtu liron kimikate toksike të panumërta në ajër të cilat negativisht afektojnë klimën e planetit dhe shëndetin tonë.

Procesimi dhe prodhimi merr etilenin dhe propilenin duke i modifikuar me një numër aditivash kimik që prodhojnë tipe të ndryshme të rrëshirës apo rezinës e cila derdhet në peleta me formë thjerrëze. Procesimi dhe prodhimi lirojnë substanca tepër toksike në ajër të cilat po ashtu luajnë rol të madh në ndryshimin e klimës së planetit tonë, dhe shfaqin probleme shëndetësore të rënda. Përveç kësaj, shumë “thjerrëza” plastike të vogla hidhen nga këto kompani dhe gjejnë rrugën drejtë oqeaneve dhe dheut tonë ku rrezikojnë pa kthim prapa gjallesat e detit, tokës dhe gjithë ekosistemet në përgjithësi.

PLASTIKA PËR NJË-PËRDORIM

Plastikat njëpërdorimshe prioritizojnë komoditetin mbi qëndrueshmërinë dhe ripërdorimin, e si përfundim përdoren vetëm një herë dhe përfundojnë në mbeturina. Botërisht rreth 380 milion ton plastikë (të cilat peshojnë sa e gjithë pesha e popullatës së botës) prodhohen prej të cilave 40% e prodhimit është plastikë që e përdorim vetëm një herë në jetë duke e bërë fajtorin kryesor të shoqërisë “flake tutje”. Shumë prej këtyre produkteve e kanë jetëgjatësinë e minutave apo orëve në duart tona, por kur ato përfundojnë në tokë qëndrojnë me qindra vjet. Përveç që iu duhet kohë shumë e gjatë për degradim ato nuk dekompozohen komplet kurrë dhe me anë të fërkimit ato grimcohen në tokë dhe shndërrohen në mikroplastika e deri në nanoplastika të cilat kanë efekte madhështore në shëndetin tonë.

Dikur ne nuk mund të kishim akses në produktet të cilat prodhohen prej territoreve natyrore të ndryshme për shkak se importi/eksporti i tyre do të thoshte se ato shumë shpejtë mund të prishen. Plastika ka mundësuar që vendet e ndryshme të botës të kenë të ardhura monetare në bazë të importit/eksportit të produkteve të tyre (p.sh. të gjitha produktet e bylmetit, mishërat etj.) pa u mërzitur për faktin se do iu skadonte afati shpejtë. Kjo ka ndodhur meqenëse plastika është material i durueshëm, i qëndrueshëm, bllokon ajrin dhe krijon vakuum. Përveç këtyre fakteve, si material i njohur më i liri në treg, kjo e ka bërë fare të lehtë që industritë të mos e çajnë kokën të merren me mbetjet e mëparshme por ta blejnë që nga fillimi si material të papërpunuar për të krijuar produktet e njejta.

Po këto mallra jo të qëndrueshme e kanë bërë që ky material të përdoret si ambalazh i tyre, të hiqet nga ushqimi dhe të hudhet menjëherë në koshin e mbeturinave duke e shndërruar në plastikë një-përdorimshe. Vetëdija e ulët kolektive i ka jep formë një problemi global i cili ka çuar drejtë mbikonsumimit të mallrave dhe shërbimeve, urbanizimit dhe rritjes të popullatës në mënyrë të pakontrolluar.

Disa shembuj të llojeve të plastikave që njerëzit përdorin zakonisht në jetën e përditshme janë këto:

Kategori (1) PET/Polyester (Poliester) - shishet e ujit, lëngjeve, pijeve të gazuara, tetrapaku, shishe të shamponave për trup apo flokë, shishet e shamponave të duarve, ambalazhet e ushqimeve që marrim me vete etj.

Kategori (2) HDPE/High Density Polyethylene (Polietilen me dendësi të lartë) - lodrat e fëmijëve, kontejnerë për ruajtjen e ushqimit, enët e mbetjeve dhe riciklimit, shenjat e rrugëve, kontejnerët me kimikate, sistemi i gypave, kontejnerët e bërllokut, qeset plastike, astari i kutive të drithërave, vazot e luleve etj.

Kategori (3) PVC/Polyvinyl Chloride (Polivinil klorid) - dyshemetë si në fusha sportive apo ndërtesa komerciale, gypat e ujit, çatitë e shtëpive, muret anësore, veshjet automobilistike, veshje mbrojtëse nga toksinat apo kimikatet, perdet e tushit, tendat etj.

Kategori (4) LDPE/ Low-Density Polyethylene (Polietilen me dendësi të ultë) - më së shumti e përdorur për qese dhe mbulesë, çanta ushqimore, mbështjellësit plastikë dhe film, izolimet e telave, ushqimet e ngrira, shishe që shtrydhen si keçapi, mustarda etj, veshje për tetrapak si qumësht apo lëngje të frutave etj.

Kategori (5) PP/Polypropylene (Polipropilen) - përdoret për gjëra shumë të nxehta si kontejnerët e ushqimit të nxehtë, mobilieri plastike, aplikime me fërkime të ulëta të tilla si ingranazhet në makineri dhe automjete, shishe të kimikateve si produktet e pastrimit, zbardhuesve dhe produktet e ndihmës së parë, mjetet për kamping, jelek termik, shiringa, kontejnerët e pilulave, kapakët e shamponave, pjesë të veturave e deri tek pampersat e bebeve.

Kategori (6) PS/Polystyrene (Polistiren) - frigoriferët, furrat, mikrovalë, thithëset e rrymes, blender, kondicionerët e ajrit, për paketimin e mishërave dhe bukës, kartonat e vezëve, disa filxhane kafesh dhe kapakët e tyre, pjatat e plastikës, të gjithë kontejnerët dhe ambalazhet për ushqime që porositim nga restorantet apo baret, helmetat e biçikletave etj.

Kategori (7) Të tjera (Të gjithë plastikat që nuk identifikohen nga 1-6 dhe ato që janë të përziera me lloje tjera të plastikës si bioplastika, më mirë i njohur në këtë grup është polikarbonati apo PC) - shishet e bebeve, ftohësit e shisheve, disa pjesë të veturave, najloni, cd-të, lentat e syzeve, telefonat mobil etj.