Punëtori për Makineri 01: Printeri 3D

Nuk ka kaluar shumë kohë prej kur rrafshi dy dimenzional i shtypit u përthye në dimenzionin e tretë! 😱 Më parë kemi pasë mundësi me printu vetëm letra dhe foto ndërsa sot, nëpërmjet 3D Printerëve po na shfaqet mundësia për të shtypur vegla, mobilje, shtëpi e pothuajse çdo gjë që mund të imagjinohet. “Punëtori për Makineri: Printeri 3D” është takim dhe bashkëbisedim me Donat Gashin për njohjen dhe aplikimin e Printerit 3D në përditshmëri. Donati – ka shume vite që është apasionuar nga kjo vegël të cilën arrinë ta aplikoj në problem-zgjidhje të niveleve të ndryshme: personale dhe profesionale. Në këtë punëtori do të eksplorohet historia e perdorimit të tyre, këshilla profesionale, mundësi të modelimit dhe 3D printimit. Për të marrë pjesë në “Punëtori për Makineri 01: Printeri 3D apliko duke plotësuar formën këtu: https://bit.ly/3N6Phk4 Përzgjedhja e pjesmarrësve bëhet sipas renditjes së 10 aplikuesve të parë në listë.