TAKIM ME KOMUNITETIN 01

Problemet mjedisore janë probleme shoqërore në të cilat të gjithë/a kontribuojmë, si në krijmin e tyre ashtu edhe në zgjidhje. Ajo që kërkon përpjekje kolektive është zgjidhja e problemit, jo se veprimet individuale nuk peshojnë. Në nivel personal 4 kg mbetje plastike për person në vit duket numër i vogël për t’u shqetsu. Çka ne bëjmë personalisht ka pak efekt, megjithatë kur shumëfishohet në nivel kolektiv ka një efekt masiv duke rezultu në peshë të papërballueshme për kapacitetin mbajtës të planetit tonë (aktualisht 8 gigaton mbetje plastike sillen nëpër natyrë). Për ty që e ke shpirtin e aktivistit ama po të mungojnë njerëzit dhe mjetet, kolektivi i DYVÓ po i rifillon takimet e hapura me komunitet për ta pru n’jetë një hapësirë për diskutim, shkëmbim të ideve, ‘çarje të halleve mjedisore’ ku ndajmë ankthin e brengat bashkë, reflektojmë mbi mënyrat se si mundemi me e ulë ndotjen edhe me gjetë shtigje kreative për zgjidhjen e këtyre problemeve. Takimet mbahen çdo fundmuaj dhe janë të hapura për kon t’don. Ju presim në takimin e parë për këtë vit.