SINTETIK // EPISODI 3

SINTETIK është podkasti i parë shqiptar për ndryshimet klimatike dhe ndotjen plastike.

Ky podcast përdoret si një mjet për të rritur ndërgjegjësimin duke vënë në dispozicion përmbajtje informative në gjuhën shqipe në lidhje me ndryshimet klimatike, ndotjen plastike dhe si të zvogëlojmë ndikimin tonë përmes komunikimit me njerëzit të cilët janë të angazhuar në fushë dhe të mirëinformuar për zgjidhjet.

E ftuar në këtë epizodë është Flutra Zymi, Aktiviste për të Drejtat e Njeriut dhe Mjedisit si dhe themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare Qytetarët Aktivë.

Ajo na tregoi thellësisht për sfidat e të qenurit aktivist mjedisor në Kosovë, neglizhimin e zonave të mbrojtura natyrore, problemet mjedisore në qytet, paragjykimet dhe rreziqet apo kërcënimet që vijnë me punën dhe na këshilloi për të ardhmen se si të jemi aktivista për të sjellë ndryshim në vendin tonë.

[Pjesa 1-rë]

[Pjesa 2-të]