SINTETIK S2// EPISODE 5

Në këtë episod të radhës të podcastit tonë, kemi kënaqësinë të bisedojmë me Liri Kuçin, aktiviste dhe hulumtuese në fushën e energjisë dhe drejtësisë sociale. Diskutojmë mbi një temë shpesh të anashkaluar, por thelbësore për mirëqenien tonë të përbashkët, varfërinë energjetike. Çfarë do të thotë të jetosh pa qasje të mjaftueshme në energji, dhe si ndikon kjo në jetën e grave, familjeve dhe komuniteteve të margjinalizuara?

Liria ndan me ne perspektivat e saj mbi dinamikat gjinore në sektorin e energjisë, sfidat me të cilat përballen gratë në këtë fushë, si dhe të drejtat e punëtorëve që shpesh mbeten të padukshme pas statistikave dhe politikave. Një bisedë e hapur që na nxit të mendojmë më thellë për mënyrën se si energjia, drejtësia dhe barazia lidhen ngushtë me njëra-tjetrën.