SINTETIK S02// EPISODE 6
Në episodin e radhës të podcast-it tonë, kemi kënaqësinë të mirëpresim Vesa Paca për një diskutim thelbësor mbi temën e qëndrueshmërisë në sektorin bankar. Ky episod fokusohet në mënyrën sesi Banka Raiffeisen po integron parimet e qëndrueshmërisë në strategjinë dhe proceset e saj kryesore. Do të trajtojmë projekte specifike që synojnë promovimin e qëndrueshmërisë, si dhe sfidat kryesore me të cilat përballen institucionet financiare në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje jetike.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës i kushtohet shpjegimit të koncepteve financiare të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm. Vesa Paca do të sqarojë në detaje çka janë saktësisht Kreditë e Gjelbra dhe si funksionojnë ato si instrumente për të mbështetur investimet miqësore me mjedisin.