SINTETIK S02 // EPISODE 7

SINTETIK S02// EPISODE 7

Në episodin e radhës të podcast-it mirëpresim Labentinë Shalën, dizajnere e modës e njohur për qasjen e saj ndaj të modës së ngadaltë, dizajnit zero-mbetje dhe praktikave të qëndrueshme në industrinë e modës. Biseda eksploron mënyrat se si dizajni i përgjegjshëm mund të reduktojë mbeturinat, të ulë ndikimin mjedisor dhe të krijojë një kulturë më të vetëdijshme në prodhim dhe konsum.

Gjatë episodit, Labentina ndan përvojën e saj profesionale, sfidat dhe vizionin për të ardhmen e modës së qëndrueshme, duke ofruar perspektiva të vlefshme për të gjithë ata që interesohen për inovacion, kreativitet dhe përgjegjësi mjedisore.