SINTETIK S2// EPISODE 4
Në episodin e radhës të podcastit tonë “Sintetik”, patëm kënaqësinë të bisedojmë me Indira Kartallozin lidere e zhvillimit të qëndrueshëm dhe themeluese e nismës Sustainability Leadership Kosova.
Gjatë episodit, diskutuam mbi rëndësinë e lidershipit në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe sfidat me të cilat përballen aktorët që nxisin ndryshime sistemike në Kosovë. Indira ndau përvojën e saj në themelimin e platformës Sustainability Leadership Kosova, dhe theksoi nevojën të bashkëveprimit ndërsektorial për të sjellë ndikim afatgjatë. Folëm gjithashtu për projektin Green Wings, një iniciativë e fokusuar në ri-pyllëzimin e zonave të dëmtuara, duke e parë këtë si një akt konkret dhe simbolik për riparimin e marrëdhënies sonë me natyrën.
Ashtu si në çdo episod, e përmbyllëm me pyetjen tonë reflektuese: “Sa ‘plastike’ janë të drejtat tona?” ku Indira solli një perspektivë të thellë mbi lidhjen mes të drejtave të njeriut dhe krizës mjedisore, duke sfiduar mënyrën se si i kuptojmë dhe i mbrojmë ato në një botë në ndryshim.