Avokimi Kundër Dëmtimit të Mjedisit

Në këtë episodë të podcastit tonë “Sintetik”, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me Egzona Shalën, aktiviste e mjedisit dhe drejtoreshë e organizatës EcoZ. Diskutuam për rolin e rëndësishëm që kanë organizatat mjedisore në ndërhyrjen në procesin e politikëbërjes dhe në sjelljen e ndryshimeve praktike përmes avokimit kundër dëmtimit të mjedisit dhe ndërtimeve të paligjshme, të cilat kanë pasur ndikim të ndjeshëm negativ në natyrën e Kosovës.

Temë tjetër e diskutimit ishin programet që organizata EcoZ implementon, përfshirë aktivitetin “Qëndrueshmëria mjedisore me fëmijët”, ku u theksua se si ky program specifik ka ndikuar në ndërgjegjësimin e fëmijëve për praktikat e qëndrueshme në jetën e tyre të përditshme. Ndërsa për pyetjen përmbyllëse, si pjesë e kampanjës sonë “Sa ‘plastike’ janë të drejtat tona?”, Egzona reflektoi mbi ndikimin që problematikat mjedisore kanë në të drejtat tona njerëzore.