SINTETIK S2// EPISODE 2
Në episodin e dytë të sezonit të dytë të Podcastit Sintetik kemi pasur kënaqësinë të bashkëbisedojmë me Fjollë Caka e cila është arkitekte, sociologe dhe eksperte në fushën e ndryshimeve klimatike. Diskutuam rreth Arkitekturës së Qëndrueshme, Planifikimit Urban dhe ndikimit që këto fusha kanë në mjedisin tonë. Gjithashtu, trajtuam edhe temën e ndryshimeve klimatike në Kosovë dhe rolin që shkenca e sociologjisë luan në zhvillimin e hulumtimeve për këto çështje.
Fjolla ndau me ne përvojën dhe njohuritë e saj, duke theksuar se si bashkimi i disiplinave të ndryshme ndihmon në krijimin e mundësive më të mira për një mjedis më të pastër dhe me praktika të qëndrueshme. Në fund, si pjesë e kampanjës sonë “Sa ‘plastike’ janë të drejtat tona?”, Fjolla reflektoi mbi ndikimin që problematikat mjedisore kanë në të drejtat tona njerëzore.