Politikat Publike dhe Hulumtimet për mjedisin në Kosovë

Në këtë episod të parë të podcastit tonë për kit vit, kemi kënaqësinë të bisedojmë me Agron Demi, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Institutit Atlas. Diskutojmë për gjendjen aktuale mjedisore në Kosovë, duke u fokusu te statistikat alarmuese të ndotjes së ajrit, mbeturinave dhe humbjes së ujit, që po ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin publik dhe cilësinë e jetës.

Agroni ndan me ne mendimet e tij mbi mangësitë në politikat publike ekzistuese dhe nevojën urgjente për reforma që vendosin mjedisin në qendër të vendimmarrjes. Gjithashtu, flasim për rëndësinë e angazhimit qytetar dhe aktivizmit për të nxitur ndryshime të qëndrueshme mjedisore në vend.