SINTETIK // EPISODI 1

SINTETIK është podcast i parë shqip në lidhje me ndryshimet klimatike dhe ndotjen plastike.

Ky podcast përdoret si mjet për ngritjen e ndërgjegjësimit duke bërë të disponueshme përmbajtje informative në gjuhën shqipe në lidhje me ndryshimet klimatike, ndotjen plastike dhe si të reduktohet përdorimi i madh i saj përmes komunikimit me njerëz që po punojnë drejtpërdrejt në zhdukjen e problemit dhe janë të mirëinformuar për zgjidhjet.

E ftuar në këtë epizodë është njëra nga themelueset e DYVÓ, Nikki Murseli, e cila na tregon për eksperiencën e vet. Së bashku do të mësojmë çka është plastika, qysh ka evolu në treg, çfar dëme po shkakton edhe qysh mujmë me e ndal impaktin tonë.