Qëndrueshmëria si Gjuhë e Arkitekturës
Në këtë episod, me Adelina Tahiri Nela do të flasim për arkitekturën e qëndrueshme dhe mënyrën se si dizajni mund të ndikojë në të ardhmen e hapësirave tona dhe të planetit.
Do të eksplorojmë se si praktikat e qëndrueshme po integrohen në projektet arkitekturore në Kosovë, cilat janë sfidat dhe përfitimet e kësaj qasjeje, si dhe se si arkitektura mund të krijojë një marrëdhënie më të përgjegjshme me mjedisin. Në fund, episodi hap një reflektim më të gjerë mbi mbeturinat dhe ndikimin e tyre në të ardhmen tonë, duke pyetur: “Kur u bonën mbeturinat trashëgimia jonë kolektive?”