Bio-textiles and Fashion Innovations

Bio-tekstili dhe Inovacionet e Modës

Në këtë episod, me Hana Zeqën do të flasim për inovacionet më të fundit në modë, duke fillu nga bio-tekstilet, veshjet që reflektojnë emocione e shumë të tjera.

Do të eksplorojmë se si hulumtimet më të fundit po sfidojnë industrinë tradicionale, duke sjellë në dritë materiale të krijuara nga përbërës organikë që mbrojnë planetin dhe riformësojnë totalisht procesin e dizajnit. Mirëpo jo vetëm, ne po eksplorojmë edhe psikologjinë, përmes veshjeve që pëceptojnë emocionet tona, duke shikuar përtej materialitetit.