Trashëgimia Toksike: Mikroplastika dhe Roli i Saj në Infertilitetin Mashkullor

Hyrje

Mikroplastika mund të hyjë lehtësisht në trupat e njerëzve dhe kafshëve për shkak të shpërndarjes së ndotjes plastike në çdo hapësirë të planetit tonë. Kur peshqit dhe kafshët e tjera konsumojnë grimca plastike, ato kalojnë në zinxhirin ushqimor. Njerëzit janë në majë të zinxhirit ushqimor, që do të thotë se këto grimca plastike përfundimisht do të arrijnë në pjatat tona kur hamë dhe pimë. Mikroplastikat janë gjetur në jashtëqitjet e njerëzve, çka e konfirmon faktin se ne po i gëlltisim ato rregullisht. Prandaj, pasojat shëndetësore në sistemet tona, veçanërisht në infertilitetin e shkaktuar nga plastika, janë të pashmangshme dhe shqetësuese.

Studimet laboraterike në kafshë kanë treguar se ekspozimi ndaj mikroplastikës mund të dëmtojë drejtpërdrejt sistemet riprodhuese mashkullore. Tek minjtë, mikroplastikat e polistirenit kanë ulur numrin e spermatozoideve dhe nivelet e testosteronit pas disa javësh ekspozimi. Ato gjithashtu shkaktuan dëme në qelizat e testikujve, shkaktuan inflamacion dhe ndërhyrje në barrierën gjak-testikuj e cila është një mbrojtje natyrale që mbron spermatozoidet nga substanca të dëmshme. Andaj, ky artikull do të shpjegojë detajet e shkencën pas çështjes së fertilitetit të burrave (Zhang et al., 2020).

Rënia e Fertilitetit Mashkullor

Në një studim të vitit 2015, u vlerësua se rreth 15% e çifteve që përpiqen të kenë fëmijë në mbarë botën vuajnë nga infertiliteti, ndërsa kjo incidencë është duke u rritur çdo vit, afërsisht gjysma e të cilave janë të shkaktuara nga faktorë mashkullorë. Kështu, sperma e njerëzve ka pësuar një rënie të ndjeshme dhe të dukshme gjatë 80 viteve të fundit. Koncentrimi i spermës ka rënë në rreth një të shtatën e vlerës origjinale. Ndërkohë, kjo periudhë përkon me zhvillimin dhe shpërndarjen e plastikës në mbarë botën. Që nga vitet 1940, studimet kanë treguar një rënie të madhe të numrit të spermatozoideve. Në atë kohë, burrat kishin rreth 113 milion spermatozoide për mililiter spermë, ndërsa sot, ky numër ka rënë në rreth 16 milion. Faktorë të tjerë luajnë një rol të madh në këto rezultate, si stresi, dieta dhe zgjedhjet e tjera të stilit të jetesës, megjithatë kërcënimi më konsitent për shëndetin është padyshim ndotja plastike (Zhang et al., 2020).

Një test i thjeshtë sperme zakonisht shqyrton numrin, formën dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve. Por, ai nuk tregon gjendjen e ADN-së së spermatozoideve, materiali që transporton kodin gjenetik te pasardhësit. ADN-ja e dëmtuar në spermatozoide mund të ulë fertilitetin dhe të rrisë mundësitë për dështim të shtatzënisë. Një masë e rëndësishme për këtë është Indeksi i Fragmentimit të ADN-së (IFA). Kur IFA është i lartë, kjo do të thotë se ADN-ja në spermatozoide është e thyer ose e dëmtuar.

Studimet kanë treguar se edhe kur spermatozoidet duken normale nën mikroskop, megjithatë ADN-ja mund të jetë ende e dëmtuar, veçanërisht te burrat që kanë vështirësi me fertilitetin ose te ata të cilët partnerët e tyre kanë pasur dështime të përsëritura të shtatzënisë. Mikroplastikat dhe nanoplastikat (grimca edhe më të vogla) janë gjetur se rrisin IFA-në në kafshë të laboratori, që mund të ndihmojë në shpjegimin e problemeve në rritje me fertilitetin te njerëzit (Trifuoggi et al., 2019).

Përfundim

Mikroplastikat mund të jenë të padukshme për syrin, por ndikimi i tyre në shëndetin tonë, veçanërisht në shëndetin riprodhues mashkullor, po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u injoruar. Nga dëmtimi i cilësisë së spermës deri te ndërhyrja në ADN, këto grimca të vogla plastike mund të kontribuojnë në një rënie globale të fertilitetit.

Edhe pse kërkime të mëtejshme janë ende të nevojshme, ky provë na kujton nevojën urgjente për të zvogëluar ndotjen plastike, për të kufizuar ekspozimin tonë dhe për të mbështetur politikat që mbrojnë si mjedisin, ashtu edhe shëndetin tonë.