KONFERENCAT
KONFERENCA E HAPJES: Hapësirat e Mundësisë

Prishtina Sustainable Design Week dhe Eco-Festival u hapën zyrtarisht me panelin: “Hapësirat e Mundësisë: Si munden Hapësirat e Përbashkëta Kreative të transformojnë qytetet dhe të rigjenerojnë të ardhmen”.
Hapësirat kreative si FabLab-et, makerspace-et apo kolektivet kulturore nuk janë thjesht vende të përbashkëta, por katalizatorë të fuqishëm të transformimit urban.
Në këtë diskutim dëgjuam zërat pas këtyre hapësirave transformuese në rajon dhe u shtrua pyetja: si ndikon qasja në mjete dhe kreativiteti kolektiv në komunitete, politika, modele ekonomike dhe qëndrueshmëri ekologjike?

Panelistët: Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama; Sonila Abdalli nga Destil (ALB); Maja Lalić nga Mikser (RS); dhe Nikki Murseli nga DYVÓ (RKS).
KONFERENCA 2: Kreativiteti si Akt Riparimi

Kreativiteti si Akt Riparimi: Rigjenerimi përmes Dizajnit dhe Etika e Materialeve
Në një botë që përballet me kolaps ekologjik dhe fragmentim social, kreativiteti nuk është më luks, por domosdoshmëri.
Ky panel i Prishtina Sustainable Design Week & Eco-Festival eksploroi se si dizajni dhe materialet mund të shërbejnë si forma shërimi, duke rigjeneruar ekosistemet, rilidhur komunitetet dhe sfiduar narrativat shfrytëzuese.

Panelistët: Erzë Dinarama nga Kosovo Biennale Pavilion (RKS), Ibrahim Beqiri nga Shape and Shade (RKS), Ariana Kuqi nga Architecture Wave (RKS), Samuela Hidri nga Bezhë Studio (ALB) dhe Zanita Halimi nga Departamenti i Antropologjisë (RKS).
KONFERENCA 3: Arti si Akt Transformimi

Arti si Akt Transformimi: Transparencë, Emocion dhe Rigjenerim në Praktikë
A mund ta ndryshojë arti botën? Ky panel nuk filloi me përgjigje, por me një pyetje të hapur: si arti guxon të thotë të vërtetën dhe çfarë të vërtetash i duhen botës sot?
Në ditën e tretë të Prishtina Sustainable Design Week dhe Eco-Festival, ky panel mblodhi artistë dhe aktivistë, praktikat e të cilëve qëndrojnë në ndërthurjen mes ndjeshmërisë dhe ndërgjegjësimit. Diskutimi u fokusua në tensionin mes ndikimit estetik dhe përgjegjësisë mjedisore, si dhe nevojën për sinqeritet, intuitë dhe integritet në krijimtarinë artistike.

Panelistët: Francesca Pasquali (ITA), Sislej Xhafa (RKS), Driton Selmani (RKS) dhe Behare Bajraktari (RKS).
KONFERENCA 4: Moda si Akt Shërimi

Konferenca përmbyllëse e Prishtina Sustainable Design Week dhe Eco-Festival u titullua: “Moda si Akt Shërimi: Gratë në vijat e para mes mjedisit, komunitetit dhe sipërmarrjes”.
Në një botë të dominuar nga moda e shpejtë, praktikat diskriminuese dhe shkatërrimi i ekosistemeve, gratë në mbarë botën po krijojnë modele të reja biznesi të bazuara në kujdes, drejtësi dhe qëndrueshmëri.
Nga ndërmarrjet sociale te sistemet qarkore të modës, nga praktikat tradicionale te inovacioni, ky panel eksploroi se si gratë sipërmarrëse po ndërtojnë sisteme shëruese të barazisë dhe të së mirës së përbashkët.

Panelistet: Katarina Ejdus (RS), Hana Zeqa (RKS), Martina Spetlova (UK) dhe Vlera Cocaj (RKS).