EVENTI PËRMBYLLËS

EKSPOZITA

Eventi përmbyllës i Prishtina Sustainable Design Week & Eco Festival bashkoi të gjitha idetë, diskutimet dhe kreativitetin që u zhvilluan gjatë kësaj jave dinamike. Ekspozita prezantoi prototipet dhe zgjidhjet kreative të zhvilluara gjatë "Design Marathon", si dhe zinën “Understanding Through Things”, një reflektim mbi rolin që objektet luajnë në jetën tonë të përditshme.

Ky event shërbeu si një hapësirë për reflektim, festim të punës kolektive dhe përmbyllje të javës me një frymë bashkëpunimi dhe një vizion të përbashkët për një Prishtinë më të qëndrueshme.