WE ARE HIRING

𝙉𝙚̈ 𝘿𝙔𝙑𝙊 𝙟𝙚𝙢𝙞 𝙙𝙪𝙠𝙚 𝙚 𝙧𝙧𝙞𝙩𝙚̈ 𝙚𝙠𝙞𝙥𝙞𝙣

Pozita: Koordinator/e
Afati i fundit për aplikim: 15 maj, 2022
Data e fillimit: preferohet me 1 qershor, 2022
Pranueshmëria: Individ
Kohëzgjatja: part-time / 3 muaj stazh me pagesë dhe me mundësi punësimi afatgjatë sipas performancës

𝙋𝙧𝙖𝙥𝙖𝙫𝙞𝙟𝙖

DYVÓ është platformë multidiciplinare e themeluar në vitin 2017 për hulumtim dhe zhvillim që ka për qëllim uljen e ndotjes plastike nëpermjet avokimit, edukimit dhe kreativitetit.
Nga viti 2018 DYVÓ krijon produkte në principet e ripërdorimit me zero-mbetje, si dhe nga viti 2019 kemi filluar me implementimin e programit jo formal dhe edukativ mbi vetëdijësimin e komunitetit lokal për problemet dhe pasojat e ndotjes plastike.
Po kërkojmë një bashkëpunëtor/e me te cilin/ën ndajmë vlera të përbashketa dhe pasion për te kontribuar për një të ardhme 𝙥𝙖 𝙣𝙙𝙤𝙩𝙟𝙚 𝙥𝙡𝙖𝙨𝙩𝙞𝙠𝙚! Më saktësisht jemi duke kërkuar dikë me përvojë në koordinim, organizim, komunikim, aftësi analitike dhe njohuri gjenerale për mjedis dhe industri kreative (e dëshirueshme).
Koordinatori/ja do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Menaxheren e Programit.

Disa nga detyrat janë:

❥ Koordinimi i burimeve të brendshme, ekipit, aktiviteteve për ekzekutimin e vizionit dhe misionit të DYVÓ;
❥ Rrjetëzimi, gjithëpërfshirja, angazhimi dhe fuqizimi i komunitetit lokal;
❥ Koordinimi me donatorët, partnerët dhe palët e tjera të interesit për të monitoruar dhe menaxhuar zhvillimin dhe zbatimin e programit;
Monitorimi i financave, aktiviteteve dhe projekteve për te siguruar mbarevajtshmeri dhe efikasitet;
❥ Organizimi i kohës, monitorimi dhe matja e performances së ekipit;
❥ Mbajtja e transparencës dhe gjithëpërfshirja duke krijuar mekanizma dhe mundësi që kontribuojnë për të mirën e palëve dhe vizionit të DYVÓ;
❥ Zhvillimi i planprojekteve të detajuara për të zbatuar aktivitetet e DYVÓ;
❥ Draftimi i raporteve narrative dhe financiare.

𝙆𝙪𝙖𝙡𝙞𝙛𝙞𝙠𝙞𝙢𝙚𝙩

❥ Ki diplomë universitare minimum BA në shkenca sociale, ose një fushë që lidhet me punën tonë (preferohet ekonomi dhe/ose menaxhim).
❥ Ki aftësi të shkëlqyera të shkruarit dhe komunikimit në shqip dhe anglisht.
❥ Ki aftësi pune me paketën Office(obligative), Google Kalendar, Asana dhe Miro(të deshirueshme).
❥ Ki eksperiencë pune si koordinator/e për të paktën tre (3) vjet.
❥ Ki aftësi dhe njohuri të mira të punës në ekip.

𝘼𝙥𝙡𝙞𝙠𝙤 𝙙𝙪𝙠𝙚 dërguar CV-në, një letër motivuese dhe 3 referenca së bashku me kontaktin tënd(Titulli: Për Koordinator/e) në email tek

❥ 𝙘𝙤𝙡𝙡𝙖𝙗@𝙙𝙮𝙫𝙤𝙡𝙖𝙗.𝙘𝙤𝙢 më së voni deri më 15 maj 2022.